• E mërkurë / May-14 15:03
  • Kontakt

4 minuta tmerr! Piloti harron ta lidhë, turisti varet me duar

4 minuta tmerr! Piloti harron ta lidhë, turisti varet me duar

Një pushues vendosi të provonte për herë të parë që të lëshohej në qiell me deltaplan, teksa vizitonte Zvicrën, por piloti harroi t’i lidhë litarin, duke i dhuruar kështu një përvojat më të tmerrshme të jetës.

Amerikani Chris Gursky, fotograf, shpërndau në internet videon e tmerrit ku ai shihet të përjetojë vdekjen për pothuajse katër minuta.

Pasi deltaplani u ngrit në ajër, turistit i mbeti vetëm të kapej me duar përgjatë gjithë fluturimit. Piloti u përpoq të ulej më herët, por ishte e pamundur.

Pas rënies, turisti they kyçin dhe u detyrua t’i nënshtrohet një operimi, si dhe kishte këputur muskujt e krahut teksa mbante gjithë peshën e trupit me njërën dorë.