Ka kaluar me shumicë votash në parlamentin francez projektligji për “ndëshkimin fizik apo poshtërimin”.
Kjo do të thotë se prindërit nuk do të mund t’i qëllojnë më me shpullë fëmijët e tyre apo t’i lëndojnë ata fizikisht.
Ky projektligj që pritet të shkojë në senat, synon që autoriteti prindëror të ushtrohet pa dhunë.
Nëse ligji miratohet Franca do të bëhet vendi i 55-të që ndalon dënimin fizik të fëmijëve.
Sipas sondazheve, 85% e prindërve në Francë i ndëshkojnë fizikisht fëmijët e tyre.