Nuk jepen informata për ditën dhe vendin se ku mund të realizohet ky takim, por vetëm se nga partia e Selës thonë se ajo do të realizohet gjatë kësaj jave, njofton Medial.mk.
“Po mund të them se gjatë javës pritet të takohet lideri Sela dhe ai i LSDM-së Zaev. Kjo është shumë e sigurt sepse nuk ka logjik ky takim të shtyhet më tepër. Një prolongim i mëtutjeshëm i këtij takimi, nuk do të ishte në interes as të LSDM-së dhe as ASH, sepse është kohë që disa punë të definohen në këtë takim”, thonë të njëjtat burime nga ASH.
Kryeministri Zaev në deklaratën e fundit tha se do të realizojë takim me Selën, partnerin tjetër qeveritar për të diskutuar raportet brenda koalicionit, e cila edhe pse në qeveri koalicionoi me BESËN për rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale.
Sela, madje disa herë ka kritikuar qasjen e kryeministrit, se mbron vetëm partnerin tjetër shqiptar BDI, veçmas kur janë në pyetje zgjedhjet lokale. Ndërkohë, Zaev së fundmi tha se ka shumicën edhe pa partinë e Selës, gjë e cila ka krijuar mjegull në relacionet e partnerëve qeveritar.