Gjatë ditës së sotme në mesin e të arrestuarve është edhe kandidati për deputet i propozuar nga APN

Gjatë ditës së sotme në mesin e të arrestuarve është edhe kandidati për deputet i propozuar nga APN

Në aksionin e arrestimit të enjten në mëngjes në Preshevë, u arrestuan disa zyrtarë të kësaj komune.

Sipas disa burimeve, dyshohet se ata kanë qenë të përfshirë në keqpërdorimin e parave publike duke instaluar ndriçim publik të paguar nga buxheti komunal në një restorant në pronësi të një prej të arrestuarve.

Siç mësojmë, u arrestuan bashkëpunëtorët e kryetarit të komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, mes të cilëve është edhe kandidati për deputet i propozuar nga  Alternativa Për Ndryshim në listën e përbashkët e partive shqiptare.

Sipas informacioneve jozyrtare nga liria u privua edhe kryeshefi i administratës komunale në Preshevë, shefi i financave, zëdhënësi i kryetarit Shqiprim Arifi si dhe një anëtar i komisionit të prokurimit publik.

Deri në momentin e azhurnimit të këtij teksti (4 qershor, ora 6 pasdite), Ministria e Brendshme e Serbisë nuk e ka shpallur zyrtarisht këtë rast përmes uebfaqes së saj.