Reagon Osmani për identifikimi i dy shqiptarëve në varrezat e Serbisë, jep paralajmërim për Beogradin

Reagon Osmani për identifikimi i dy shqiptarëve në varrezat e Serbisë, jep paralajmërim për Beogradin

Në një varrezë masive në Kizevak të Serbisë janë identifikuar trupat e dy shqiptarëve nga Kosova. Në lidhje me këtë ka reaguar presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Ajo ka thënë se nuk do të pushojmë së luftuari për drejtësi dhe së kërkuari vendndodhjen e personave tanë të zhdukur

“Nuk ka asnjë familje të vetme në Kosovë që s’është prekur nga krimet e tmerrshme të Serbisë. Pikërisht për këtë arsye sa herë që shohim lajme si këto, të gjithë ndiejmë dhimbjen e familjeve të përfshira. Ne kurrë nuk do të pushojmë së luftuari për drejtësi dhe së kërkuari vendndodhjen e personave tanë të zhdukur”, ka shkruar ajo në Twitter.