Pushime pa kushte, vetëm në Mal të Zi dhe Shqipëri!

Pushime pa kushte, vetëm në Mal të Zi dhe Shqipëri!

Ulja e ndjeshme e rasteve të reja me COVID19, ka rritë dukshëm numrin e qytetarëve të cilët duan të udhëtojnë jashtë vendit. Nga Oda turistike gastronomike e Maqedonisë thonë se për momentin qytetarët më të interesuar janë të udhëtojnë në vendet të cilat nuk kërkojnë PCR test e as karantinë.

Shqipëria dhe Mali I zi nuk e kërkojnë asnjërin nga këto parametra dhe janë vendet më të kërkuara nga qytetarët. Megjithatë përjashtim nuk bëjnë as Turqia dhe Egjipti.

Nga 1 Qershori Rumunia ka hequr të gjitha kushtet për hyrjen e qytetarëve të Maqedonisë, pasi që vendi tanimë ndodhet në zonën e gjelbër. Deri më tash shteti rumun është i vetmi Brenda BE-së që lejon hyrjen pa asnjë detyrim. Organizimi i grupeve turistike bëhet nën protokollet e caktuara nga ministria e Shëndetësisë.

Nëse mund të ketë lehtësime për qytetarët e Maqedonisë edhe para afatit 14 ditor pas marrjes së dozës së dytë, ministri i Shëndetësisë tha se ajo është vendim i pavarur i secilit shtet.

Agjencitë turistike presin që gjatë muajve të ardhshme numri i të interesuarve dhe atyre që bëjnë rezervime për pushime të rritet edhe më shumë, shkruajnë mediat shqiptare.