Demokracia studentore për liturgjinë në Kishën e Arkanit: Nuk e dinim, se po ta dinim s’do të ndodhte

Demokracia studentore për liturgjinë në Kishën e Arkanit: Nuk e dinim, se po ta dinim s’do të ndodhte

Për herë të parë pas luftës, sot në Kishën Ortodokse në oborr të UP-së, që ishte përuruar nga krimineli Arkan, u mbajt liturgji, pra ceremoni fetare e serbëve ortodoksë. Ky veprim po shihet skandaloz duke ditur rrethanat në të cilat gjendet kjo kishë.

Lidhur me këtë, Periskopi ka kontaktuar një ndër organizatat më të zëshme që kanë kundërshtuar funksionalizimin e Kishës Ortodokse serbe.

Mexhid Ramusa, drejtor i organizatës “Demokracia Studentore” ka thënë për Periskopin se po të kishin dijeni lidhur me këtë zhvillim, do ta parandalonin përmes protestave.

‘’Ne do të protestonim për këtë ngjarje. Do të arrinim me parandalu. S’kishin mujt me hy brenda. Nuk është objekt fetar dhe nuk ka asnjë shqiptar që duhet me leju një gjë të tillë’’, tha ai.

Tutje Ramusa tregoi se do të iniciojnë një peticion për këtë shkak.

‘’Ne do të këkrojmë me peticion, tash do të aktivizohemi që politika po tenton me riaktivizu këtë objekt. Dhe nëse nuk gjen as ai zbatim, do të marrim edhe aktivitete të tjera’’, shtoi ai.

Ramusa theksoi një aksion të tyre në vitin 2018, kur kishte ndërhyrë edhe Policia.

‘’Aksioni më 2018 në përvjejtorin e masakrës së Recakut, kemi pasë aksione ku na pati ndërprerë edhe policia’’.

‘’Ne kemi bërë kërkesë më herët që ai objekt i vendosur nga Millosheviq dhe Arkani të funksionojë si muze i krimeve të luftës sepse ai objekt simbolizon pastrimin etnik ndaj shqiparëve, pra është ndërtu me dhunë dhe vazhdimisht ne nuk kemi ndalë kërkesat dhe nuk do t’i ndalim derisa kjo të funksionalizohet’’, theksoi ai.