30 ditë paraburgim për personin që rrahu gruan dhe vajzën e tij në Prizren

30 ditë paraburgim për personin që rrahu gruan dhe vajzën e tij në Prizren

Gjykata Themelore në Prizren – Departamenti i Krimeve të Rënda ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej ditësh, ndaj të pandehurit për shkak të veprës penale “lëndim i lehtë trupor”.

Sipas dyshimeve të Prokurorisë, i pandehuri Y.P., më datë 7 qershor si rrjedhojë e mosmarrëveshjeve të vazhdueshme që kishte me të dëmtuarat (bashkëshorten e tij dhe vajzën e tij), të cilat janë viktima të ndjeshme, ashtu që i pandehuri me dashje kryen dhunën ose keqtrajtimin fizik me qëllim të cenimit të dinjitetit të dëmtuarave.

“I pandehuri Y.P., fillimisht hyn në dhomën e të dëmtuarës – bashkëshortes së tij, nga e cila kërkon që të pastron shtëpinë e cila i thotë të pandehurit se ka pastruar, në atë moment i pandehuri të dëmtuarën e godet me grushte mbrapa në pjesën e kokës dhe shqelma në pjesë të ndryshme të trupit dhe në atë moment e godet edhe të dëmtuarën – vajzën e tij, duke e kap për flokë dhe më pas e godet me grushte në pjesë të ndryshme të trupit, si rrjedhojë e kësaj të dëmtuarave i shkakton lëndime trupore”, thuhet në njoftimin e Gjykatës, transmeton lajmi.net.

Gjyqtari i procedurës ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet për caktimin e paraburgimit, pasi që çështja penale është në fazën fillestare dhe për sqarimin e rastit duhet të merren veprime tjera si: të dëgjohen të dëmtuarat, duhet të merret ekspertiza përkatëse lidhur me lëndimet dhe veprimet e tjera me qëllim të zbardhjes së rastit.