Urimi i Kurban Bajramit nga kryetari i kuvendit të Preshevës z.Sami Salihu

Urimi i Kurban Bajramit nga kryetari i kuvendit të Preshevës z.Sami Salihu

Të dashur qytetarë të Komunës së Preshevës,

Të nderuar besimtarë të Fesë Islame, 

Dua të gjej momentin që përzemërsisht t'ju uroj Festën e Kurban Bajramit, këtë festë të sakrificës dhe flijimit, festë që duhet gjithësecilin prej nesht të na gjej pranë njëri tjetrit.

Gjithashtu, do të shfrytëzoj rastin që edhe motrave dhe vëllezërve tanë bashkëatdhetarë t'ju dëshiroj mirëseardhjen te më të dashurit e tyre, duke i dëshiruar rehati pranë familjeve të tyre  e duke i uruar gjithashtu këtë festë të shenjtë.

Ju dëshiroj të gjithëve mirësi, shëndet, harmoni e lumturi në familjet e juaja.

Gëzuar!