Në sheshin e qytetit të Preshevës është mbajtur mbrëmje me muzik frenge për mërgimtarët që jetojnë në vendet frakofone

Në sheshin e qytetit të Preshevës është mbajtur mbrëmje me muzik frenge për mërgimtarët që jetojnë në vendet frakofone

Postimi i plotë i kryetarës së komunës së Preshevës znj.Ardita Sinani:

Formidableeee

Ç’mbrëmje e bukur sonte. Mërgimtarë nga vendet frankofone që këndonin shqip dhe banorët e përhershëm që vallëzonin me muzikë frënge.

Një "Soirée française"  në atmosferë preshevare. 

Të rinj, të moshuar. Djem, vajza, burra dhe gra. Nga Miratoca, Presheva, Rahovica, Lerani, Bujanoci. Shqip me flamuj të Francës, Belgjikës dhe Zvicrës

Falenderoj  anëtarët e kabinetit tim dhe Zyrën të Rinj për organizimin e kësaj mbrëmje të veçantë, që përpos karakterit argëtues ka edhe qëllimin e (ndër)integrimit të mërgatës dhe banorëve vendorë. 

Por jo, nuk u kry festa. Nesër, qershia mbi tortë. Party e fundit e "Presheva Summer 2021". Me muzikë angleze, natyrisht

Merci!

#PreshevaSummer2021 #Party #Mërgata #Integrimi #Bashkimi #PreshevaEre