znj.Sinani: ''Vështirë me gjetur fjalët për t’i lehtësuar dhimbjet e tragjedisë së shpërthimit tragjik në Spitalin modular Covid të Tetovës''

znj.Sinani: ''Vështirë me gjetur fjalët për t’i lehtësuar dhimbjet e tragjedisë së shpërthimit tragjik në Spitalin modular Covid të Tetovës''

Postimi i plotë i kryetarës së komunës së Preshevës znj.Ardita Sinani:

Vështirë me gjetur fjalët për t’i lehtësuar dhimbjet e tragjedisë së shpërthimit tragjik në Spitalin modular Covid të Tetovës. 

Shpreh ngushëllimet e mia më të ndjera e të qytetarëve të Komunës së Preshevës për jetët e shuara dhe i uroj shërim të shpejtë të lënduarve.

Kurajë dhe forcë ekipeve te emergjencave, kryetares së Komunës së Tetovës znj.Teuta Arifi, si dhe instancave shtetërore të Maqedonisë së Veriut. 

Zoti i bekoftë viktimat e kësaj tragjedie dhe familjet e tyre!