Thaçi pyet Borrellin pse nuk reagoi për sulmet ndaj policisë dhe gazetarëve, por për aksionin kundër kontrabandës

Thaçi pyet Borrellin pse nuk reagoi për sulmet ndaj policisë dhe gazetarëve, por për aksionin kundër kontrabandës

Opinionisti Jusuf Thaçi ka reaguar pasi kryediplomati evropian, Josep Borell kritikoi qeverinë e Kosovës për veprime të njëanshme dhe të pakoordinuara që sipas tij ka ndërmarrë me aksionin kundër kontrabandës në veri të Kosovës. Thaçi ka pyetur Borellin se përse nuk reagoi për sulmet ndaj policëve e gazetarëve.

“A nuk pati z. Borell dhe BE-ja me thanë najsen për sulmet ndaj gazetarëve dhe ndaj policisë që u sulmuan në ndërkohë që po po e kryenin punën e vet?!Vërtet qëndrim për keqardhje i z. Borell”, ka shkruar ai.

Thaçi poashtu ka pyetur nëse Policia për ta zhvilluar aksionin e tyre duhet t’i pyes kriminelët e përfshirë në kontrabandim.

“Për aksione policore në funksion të luftimit të krimit ordiner e kontrabandës, aksione të cilat janë të autorizuara nga prokuroria e gjykatat, po u dashka me u koordinu me BE-në e me Serbinë a? Apo ndoshta duhet me marrë leje prej vet kriminelëve të përfshirë?! A do me thanë kjo, sipas z. Borell, që nëse je serb dhe jeton në veri të Kosovës nuk bën e nuk mund të ndiqesh për krim e kontrabandë”, ka shkruar ai.