• E mërkurë / Jul-17 15:42
  • Kontakt

SHBA dërgoi edhe dy sisteme anti-balistike ‘Patriot’ në Poloni, përforcon kapacitetet e NATO’s në Evropë

SHBA dërgoi edhe dy sisteme anti-balistike ‘Patriot’ në Poloni, përforcon kapacitetet e NATO’s në Evropë

Pentagoni ka njoftuar dje se po dislokojnë edhe dy bateri të sistemit të predhave anti-balistike Patriot si përforcim i kapaciteteve mbrojtëse të NATO’s në rast të një sulmi të Rusisë.

Dërgimi i sistemeve moderne kundërajrore vjen në mes të krizës që ka shkaktuar shqetësim se lufta e Rusisë në Ukrainë mund të kërcënojë shtetet fqinje.

“Ky dislokim mbrojtës po kryhet si një parandalim proaktiv ndaj kërcënimeve të mundshme për SHBA, forcat aleate dhe territorit të NATO’s” ka shpjeguar në një Komanda Evropiane e SHBA’së në një komunikatë.

Polonia është shtet kyç si për civilët ukrainas që po ikin nga vendi dhe ata që mbrojnë atë që prej se Rusia invadoi para 14 ditësh. Polonia, një shtet anëtar i NATO’s dhe BE’së, ka pranuar më shumë se një milion refugjatë nga Ukraina, por është edhe pikë e rëndësishme e nisjes së furnizimeve të armatimit atje.

Rusia ka hapur zjarr me rreth 670 predha balistike në Ukrainë, sipas raportit të të martës nga Pentagoni, por ka edhe brengë se një predhë e tillë gabimisht mund të bie në Poloni, e që sistemi amerikan Patriot ka kapacitet të ndalimit.

Në Poloni tashmë janë dy sisteme mbrojtëse kundërajrore Patriot.