Sulmet e ashpra ruse të filluara të shtunën mbrëma po vazhdojnë edhe mëngjesin e së dielës.
Mbi 35 të vrarë janë regjistruar në një strukturë stërvitore ushtarake pranë qytetit veriperëndimor të Lviv.
Ofenziva ruse është zgjeruar në perëndim: Rajoni i Lvivit është kursyet kryesisht nga bombardimet e Rusisë që nga fillimi i pushtimit, por është nën sulme në rritje ditët e fundit.
Rusia nuk po i kursen as zonat e banuara me civilë. Ndërsa sulmet janë drejtuar më shumë drejt infrastrukturës, edhe ndërtesa banimi po goditen nga ushtria e Putinit.
Qyteti verior i Chernihiv është goditur për natën e tretë me radhë dhe 9 persona janë vrarë në një bombardim tjetër pranë Mykolaiv.
Pjesa më e madhe e forcave tokësore janë tani vetëm 25 kilometra nga qendra e kryeqytetit ukrainas.
Granatimet masive po zhvillohen në Ukrainën lindore.