• E mërkurë / Oct-05 17:56
  • Kontakt

Misteri i fluturimit të ministrit rus Lavrov, kthehet në gjysmë pasi ishte nisur drejt Kinës

Misteri i fluturimit të ministrit rus Lavrov, kthehet në gjysmë pasi ishte nisur drejt Kinës

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov ishte nisur për në Pekin ditën e djeshme, por në mes të rrugëtimi avioni i tij është kthyer në gjysmë të rrugës.

Kjo është raportuar nga mediumi gjerman “Bild”.

Sipas raportimit në fjalë, avioni kishte bërë 2800 kilometra kur edhe ndërroi drejtimin për t’u rikthyer përsëri në aeroportin e nisjes në Moskë, transmeton lajmi.net.

Poashtu “Bild” ka theksuar se a nuk dëshironte Pekni të priste Lavrov, apo Putini e urdhëroi atë të kthehej.

“Pra, a është i afërt një nivel i ri përshkallëzimi nga ana e Rusisë?, apo Pekini nuk donte ta priste Lavrovin?”, shkroi Bild duke shtuar se sipas raporteve të SHBA-së, Moska i kishte kërkuar Pekinit ndihmë financiare dhe ushtarake.