Agjentët rusë “besojnë se Putini është në gjendje të rëndë shëndetësore”

Agjentët rusë “besojnë se Putini është në gjendje të rëndë shëndetësore”

Spekulimet rreth shëndetit të presidentit rus, Vladimir Putin kanë qarkulluar prej disa vitesh, por janë intensifikuar që kur urdhëroi pushtimin e Ukrainës.

Tani, revista New Lines raporton se ka ardhur deri tek një audio- regjistrim, ku dëgjohet duke folue një oligark i afërt me Kremlinin, i cili pohon se presidenti rus “është shumë i sëmurë dhe ka kancer në gjak”.

Ai thotë se një “letër top-sekrete” u dërgua nga selia e FSB-së, agjencia ruse e sigurisë së brendshme, për të gjithë drejtorët e saj rajonalë, citon skynews.

Christo Grozev, kreu i hetimeve në Bellingcat, një ueb-faqe e mirënjohur e kërkimeve mjeko-ligjore, tha se “letra udhëzoi shefat rajonalë që të mos u besonin thashethemeve për gjendjen shëndetësore të presidentit”.

“Sipas një burimi që pa letrën, ky udhëzim i paprecedentë pati efekt të kundërt, ku shumica e oficerëve të FSB-së filluan të besonin se Putini është në gjendje të rëndë shëndetësore”, shtoi ai.

Gazeta vazhdon të detajojë dëshmitë e përkeqësimit të gjendjes fizike të udhëheqësit rus, duke përfshirë vëzhgimet të ecjeve.

Ai gjithashtu i referohet pamjes së ndryshuar të Putinit, duke përfshirë faktin se fytyra e presidentit tani është dukshëm më e fryrë – dhe sugjeron se ai po mjekohet për një sëmundje.