Postimi i plotë i Partisë Demokratike Shqiptare:
E nderuara familje Mustafa,
Mëngjesi i sotshëm nuk ishte i dhimbshëm vetëm për Ju, por edhe për Partinë Demokratike Shqiptare si dhe gjithë Preshevën.
Ju humbët babain e familjarin Tuaj, ne humbëm mikun, bashkëpunëtorin e pazëvendësueshëm e të palodhur, ndërsa Presheva humbi patriotin e orëve më të vështira të vendit tonë, humanistin e pakursyer që punoi shumë për popullin e Preshevës dhe mbarë shqiptarët në gjitha trojet e kombit!
Nuk mundë të jet një njeri i pavdekur, përderisa veprat e Tij janë të përjetshme!
Andaj, e nderuara familje Mustafa, pranoni ngushllimet më të sinqerta dhe Zoti e pranoftë nën mëshirën e Tij atdhetarin tonë, Haxhi Selajdin Mustafën!
#qoftëipërjetshëmkujtimipërHaxhiSelajdinin
PDSH, 02 QERSHOR 2022