Sinani: Për herë të parë po diskutohet për Luginën në Senat të SHBA-ve

Sinani: Për herë të parë po diskutohet për Luginën në Senat të SHBA-ve

Këshilltarja e kryeministrit Kurti për Luginë, Ardita Sinani ka njoftuar se për herë të parë sot u diskutua për shqiptarët e Luginës së Preshevës në Senatin Amerikan

Sinani ka njoftuar se senatori Bob Menendez ka kërkuar zyrtarisht nga administrata amerikane që të angazhohet për shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Ishte Ardita Sinani që gjatë qëndrimit në vizitë në SHBA të sponzorizuar nga kryeministri Kurti, së bashku me liderët tjerë nga Lugina kishte takuar edhe senatorin Menendez i cili kishte premtuar angazhim për çështjen shqiptare të Luginës.

“Po ashtu senatori Menendez në Hearing-un e sotëm nënvizoi se pakica shqiptare në Serbi i nënshtrohet diskriminimit të vazhdueshëm nga Serbia. Pikërisht këto ishin temat, për të cilat me diskutuam në vizitën tonë në Capitoll Hill, më 2 mars të këtij viti”.

“Prandaj sot, ndjej krenari që temat që ne trajtuam bashkërisht në vizitën e fundit në SHBA, por edhe në vizitat tjera, po fillojnë të marrin kahen e duhur të trajtimit në qendrën e vendimmarrjes, Senatin amerikan”, ka thënë Sinani.