Qeveria e Kosovës ka miratuar mbështetje për Keshillin Kombëtar Shqiptar

Qeveria e Kosovës ka miratuar mbështetje për Keshillin Kombëtar Shqiptar

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar për vendimet që ka miratuar sot Qeveria e Kosovës në mbledhjen e 143-të të saj.

Kryeministri Kurti ka njoftuar për të gjitha vendimet që janë miratuar sot nga ana e Qeverisë, ndërsa ka potencuar se është votuar edhe mbështetja për Këshillit Nacional Shqiptar dhe përfaqësuesve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit.

Postimi i plotë i këshilltares së Kurtit znj.Ardita Sinani:

Edhe një lajm i mirë për Luginën e Preshevës nga Qeveria e Republikës së Kosovës. Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, është miratuar ndarja e mjeteve për Këshillin Nacional Shqiptar  dhe përfaqësuesve të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit.

Me këtë dëshmohet edhe një herë vendosmëria e Republikës së Kosovës, angazhimi dhe përkushtimi legjitim institucional të Republikës së Kosovës për shqiptarët në Serbi.

Përderisa regjimi autokratik i Republikës së Serbisë frymëzon destabilitetin duke nxitur, mbështetur dhe organizuar grupet kriminale; Qeveria e Republikës së Kosovës frymëzon stabilitetin dhe mbështet strukturat shoqërore në funksion të demokracisë dhe evropianizimit.    

Natyrisht se problemet dhe nevojat e Luginës së Preshevës janë të mëdha, si pasojë e diskriminimit dhe shtypjes shtetërore.

Bashkërendimi i Luginës së Preshevës me Republikën e Kosovës është jo vetëm interes i ndërsjëllë, por edhe rruga e duhur për më shumë liri, drejtësi dhe zhvillim.

Do ta thellojmë këtë bashkërendim në të ardhmen për projekte të reja.

Vazhdojmë bashkë.