z.Arifi priti në takim ambasadorin e Shqipërisë, z.Ilir Boçka

z.Arifi priti në takim ambasadorin e Shqipërisë, z.Ilir Boçka

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë, Ilir Boçka gjatë qëndrimit të tij në Luginë me bashkëpunëtor ka takuar edhe kryetarin e komunës së Bujanocit, Nagip Arifi.

Postimi i plotë në Facebook nga Nagip Arifi:

Në kontaktet tona të rregullta me Ambsadorin e Republikës së Shqipërisë, sot mirëprita Sh.T. Ilir Boçkën, me të cilin shtjelluam temat dhe zhvillimet e fundit në vend dhe rajon.

Biseduam për rezultatet e regjistrimit të popullësisë, zhvillimin ekonomik, ngecja e procesit të njohjes së diplomave nga Republika e Kosovës përkundër shumë marrëveshjeve të nënshkruara, çështja e pasivizimit, etj