• E mërkurë / Jul-17 15:17
  • Kontakt

Komuna e Bujanocit përfiton 9.330.000 dinarë nga konkursi i ministrisë së minierave dhe energjetikës

Komuna e Bujanocit përfiton 9.330.000 dinarë nga konkursi i ministrisë së minierave dhe energjetikës

Në konkurrencën e 131 vetëqeverisjeve lokale në Republikën e Serbisë, Komuna e Bujanocit me numër maksimal të pikëve ka përfituar 9.330.000,00 dinarë subvencion për masat e renovimit energjetik të shtëpive dhe banesave familjare në vitin 2023.

Masta që janë të përfshira në këtë program janë: ndërrimi i zdrukthtarisë, ndërtimi i fasadave, ndërrimi i kaldajave dhe rrjetave të tubacioneve, vendosja e paneleve diellore për ngrohjen e ujit të amvisërisë, montimi i paneleve solare për prodhimin e energjisë elektrike. 

Shuma totale e bashkëfinancimit është 13.330.000,00, nga e cila shumë 9.330.000,00 nga Ministria përkatëse, kurse 4.000.000,00 dinarë nga komuna e Bujanocit.