Pal Lekaj: Në Ministri të Mbrojtjes pati punë të mira, por edhe po i vjen era korrupsion

Pal Lekaj: Në Ministri të Mbrojtjes pati punë të mira, por edhe po i vjen era korrupsion

Një situatë alarmante po ndodh brenda Forcës së Sigurisë së Kosovës. Në vitin 2023 dhe 2024, mbi 11% e ushtarëve kanë lëshuar radhët e FSK-së, një shifër e frikshme që përfshin 257 ushtarë vetëm në vitin e kaluar.

Kjo situatë është shoqëruar me shqetësime të mëdha për kushtet financiare dhe pagat e pamjaftueshme, faktorë kyç që po i detyrojnë ata të largohen.

Deputeti i AAK-së Pal Lekaj, thotë se Ministria e Mbrojtjes ka bërë punë të mirë, por sipas tij, ka edhe afer korruptive.

Këtu ai thekson se, tenderit për ushqim po i vjen “era korrupsion”.

“Mendoj se ka bërë punë të mirë, por ka edhe afera korruptive, siç është tenderi për ushqim dhe po i vjen era korrupsion. Po i vjen era korrupsion, prandaj në këtë drejtim, po e humb imazhin e një ministrie që nuk duhet të ketë afera, por duhet të jetë në foksion të sigurisë dhe të shtetit”.

Por, cila është arsyeja që ushtarët po japin dorëheqje?

“Dorëheqjet e ushtarëve nga FSK-ja, po vijnë se Ministria e Mbrojtjes, krahas përkrahjes financiare, nuk korrospon fare me realitetin, me zhvillimin ekonomik dhe pagat e ulëta. Kjo i detyron ushtarët që të japin dorëheqje”, tha Lekaj.