Të paktën 95 persona raportohet se kanë vdekur nga përmbytjet në Spanjë, dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur.
Pas kësaj tragjedie që ka prekur Spanjën, flamujt evropianë përpara selisë në Bruksel janë ulur në gjysmështizë.
“Mendimet tona janë me viktimat e përmbytjeve në Spanjë, familjet e tyre dhe ekipet e shpëtimit”, thuhet në postimin e Komisionit Evropian në “X”.