Kusari-Lila takon ambasadorin austriak, flasin për zgjedhjet

Kusari-Lila takon ambasadorin austriak, flasin për zgjedhjet

Shefja e grupit parlamentar e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka pritur në takim ambasadorin austriak, Georg Schnetzer.

Në takim është diskutuar pos tjerave edhe për zgjedhjet e ardhshme. Kështu ka bërë të ditur Kusari-Lila përmes një postimi në “X”.

“Theksuam stabilitetin e mandatit tonë të parë të plotë legjislativ, përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme dhe angazhimin tonë për reforma. Austria mbetet një partner jetik në rrugëtimin tonë demokratik dhe evropian”, ka shkruar ajo.