Reagon Sinani: Organi më i lartë i drejtësisë në Serbi po legjitimon spastrimin etnik

Reagon Sinani: Organi më i lartë i drejtësisë në Serbi po legjitimon spastrimin etnik

Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani ka deklaruar se organi më i lartë i drejtësisë në Serbi po legjitimon spastrimin etnik dhe pasivizimin diskrimues të shqiptarëve të Luginës.

Ky reagim i saj në Facebook erdhi pasi Gjykata Kushtetuese në Serbi ka refuzuar ankesën e Safet Demirit nga Medvegja për kthimin e adresës.

“ Përveç legjitimimit të diskriminimit të skajshëm rreth pasivizimit, Gjykata Kushtetuese, me një vendim antikushtetues si ky, po punon në dekurajimin e shqiptarëve të Luginës në betejën e tyre për drejtësi e barazi”.

“Sadik Demiri është shembulli më i mirë i diskriminimit që po ua bënë shqiptarëve Serbia, e në të njejtën kohë edhe shembull se si nuk duhet të dorëzohemi”.

Sipas saj, shqiptarëve të Luginës u mbetet që drejtësinë ta kërkojnë në institucionet ndërkombëtare të drejtësisë.

“Nga atje do ta mundim diskriminimin e Serbisë dhe po atje do të vendosim drejtësinë”, shkruan më tej Sinani.