Publikimi i listës së përfituesve për bashkëfinancimin e masave të Efikasitetit Energjetik në Komunën e Preshevës për vitin 2023
Edhe pse kemi hasur në vonesa, sot me kënaqësi shpallim listën e përfituesve që do të përfitojnë nga programi i bashkëfinancimit të masave të efikasitetit energjetik për vitin 2023.
Ky projekt ka rëndësi të madhe për komunitetin tonë, sepse është i orientuar drejt përmirësimit të kushteve të jetesës për qytetarët dhe drejt ruajtjes së energjisë, në përputhje me objektivat tona për zhvillim të qëndrueshëm.
Me këtë nismë, jo vetëm që ndihmojmë familjet e përzgjedhura të kenë shtëpi më të ngrohta dhe më efikase, por gjithashtu kontribuojmë në mbrojtjen e ambientit dhe uljen e konsumit të energjisë.
Ndarja solemne e kontratave
Në datën 12 nëntor 2024, në ora 11:00, në një ceremoni solemne do të bëhet ndarja e kontratave për përfituesit, ku do të jetë e pranishme edhe administrata komunale dhe përfaqësues të kompanive të angazhuara për realizimin e projekteve.
Urime të përzemërta për të gjithë përfituesit e programit dhe një falënderim të veçantë për punëkryesit që kanë marrë përsipër të realizojnë këto projekte me kualitet të lartë.
Më poshtë keni listën me përfituesit: