“Raketat do të flasin vetë”, thotë Zelensky

“Raketat do të flasin vetë”, thotë Zelensky

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se raketat do të “flasin vetë”, pas raporteve se Uashingtoni i kishte dhënë leje Kievit për të kryer sulme më thellë në Rusi me raketa të prodhuara nga SHBA-ja.

Dy zyrtarë amerikanë dhe një burim i njohur me vendimin zbuluan ndryshimin e rëndësishëm të politikës së Uashingtonit në konfliktin Ukrainë-Rusi të dielën, raporton Reuters.

“Sot, shumë në media po thonë se kemi marrë leje për të ndërmarrë veprimet e duhura. Por sulmet nuk bëhen me fjalë. Këto gjëra nuk njoftohen. Raketat do të flasin vetë”, tha ai në fjalimin e tij të mbrëmjes.