100 ditët e qeverisjes së znj.Sinani

100 ditët e qeverisjes së znj.Sinani

Postimi i plotë i kryetarës së komunës së Preshevës znj.Ardita Sinani:

Të dashur qytetarë, 

Jam këtu para jush për t’ju njoftuar me dinamikën e punëve që kemi pasur këtë kohë, projektet që po realizojmë por edhe perspektivën tonë përpara për një Preshevë që ju shërben dhe rri gati qytetarëve të saj. Por, përveç tjerash jam këtu edhe për të dëshmuar transparencën tonë dhe e gatshme për të dhënë llogari për secilin dinar të harxhuar nga buxheti i komunës sonë. 

Besimi i dhënë qytetarë do të jetë pa dyshim busulla e ecjes sonë dhe e qeverisjes me duar të pastra dhe me punë të mira që i shërbejnë interesit publik. 

Të nderuar qytetarë, 

Nuk është se komunën e kemi gjetur në gjendje të mirë, sigurisht jemi përballur edhe me shumë sfida, por këto nuk na kanë ndalur këto 100 ditë të vendosim themele të mira të një qeverisje të re në komunën tonë.

Sa i përket zhvillimit ekonomik kemi ndërmarrë disa veprime e projekte. 

Jemi shumë të lumtur që gjatë kësaj kohe kemi vendosur gurthemelin e Zonës Industriale të Preshevës. Ky është një hap i madh për zhvillimin ekonomik të rajonit dhe do të ofrojë infrastrukturë moderne për investitorët vendas dhe të huaj, duke krijuar mundësi për punësim dhe zhvillimin e një ekonomie të qëndrueshme. Kjo zonë ka potencialin të përfitojë nga pozita gjeografike e Preshevës, afër Koridorit 10 dhe hekurudhës.

Me qëllim përfitimin dhe zhvillimin ekonomik të zonës sonë kemi bashkëorganizuar konferencë ekonomike në fokus të bashkëpunimit rajonal.

Kjo konferencë ekonomike është e dyta e organizuar nga Komuna e Preshevës, që ka shërbyer si një mundësi për të rritur bashkëpunimin ekonomik me Kosovën, Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë dhe diasporën. Kjo konferencë në thelb kishte rëndësinë e investimeve, përmirësimit të infrastrukturës dhe mbështetjes për bizneset lokale dhe ndërkombëtare, dhe ka promovuar krijimin e mundësive të reja për zhvillim ekonomik.

Kur jemi te zhvillimi ekonomik një rol jetik për ekonominë tonë dhe të familjeve tona pa dyshim luan mërgata jonë.

Bashkëpunimi me “Fondin për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë” dhe Unioni për zhvillimin ekonomik është një hap i rëndësishëm  dhe konkret të lidhjes së zhvillimit të infrastrukturës ekonomike me mërgatën tonë. Me mbështetjen e bashkatdhetarëve, si dhe me finalizimin e Zonës Industriale, komuna synon të krijojë mundësi të reja për investime dhe vende pune, duke përmirësuar jetën ekonomike dhe perspektivat për të rinjtë. Dhe këtu pa dyshim mërgatës do t’u krijojmë kushte dhe mundësi të mira për të investuar.

Një fushë tjetër me rëndësi në shumë dimensione pa dyshim është edhe turizmi. Sa i përket kësaj fushe, gjatë kësaj kohe kemi organizuar një iniciativë për fëmijët e diasporës, ku ata mund të vizitojnë atraksione natyrore të komunës si Shpella e Ilincës, Penda e Rahovicës dhe Vrella e Miratocës. Kjo është një mundësi shtesë për t’i lidhur ata me vendlindjen dhe për të zhvilluar agroturizmin dhe turizmin malor, duke ofruar gjithashtu ushqim dhe pijet për fëmijët gjatë këtyre vizitave.

Po ashtu kemi krijuar edhe Grupin e Përzier Gjysmë Ditor për Fëmijët e Moshës 3-5 Vjeç  

Me mbështetjen nga ana jonë të iniciativës për hapjen e një grupi të ri edukativ në fshatin Zhunicë, për fëmijët e moshës 3-5 vjeç, që i përket Entit Parashkollor “8 Marsi” kemi bërë një hap jo pak të rëndësishëm për zhvillimin e arsimit dhe mbështetje për edukimin e fëmijëve që nga mosha e hershme.

Jemi përpjekur që gjatë kësaj kohe një vëmendje të konsiderueshme t’i kushtojmë edhe aktiviteteve sportive dhe mbështetjes për sportin. Turneu tradicional në futboll të vogël, i dedikuar Musa Musahut, ka qenë një tjetër aktivitet i rëndësishëm që e kemi mbështetur e që në vazhdimësi po mbështesim aktivitetet tjera sportive përmes Qendrës Sportive “Presheva”.

Ndërkaq, te arti e kultura, projekti me Guga Production është një iniciativë e fuqishme për të sjellë evente të veçanta kulturore në Preshevë, duke e kthyer qytetin në një qendër të rëndësishme artistike rajonale. Ky bashkëpunim synon të nxjerrë në pah talentet lokale dhe të ofrojë hapësira për zhvillimin e kulturës dhe artit.

Përgatitjet e Sh.K.A "Presheva" për festivalet e nëntorit dhe ruajtja e muzikës tradicionale po ashtu kanë qenë angazhim i ynë gjatë kësaj kohe, festival këto që ruajnë e kujdesen për trashëgiminë kulturore shqiptare dhe ndjenjën e identitetit kombëtar në Preshevë. 

Po ashtu kemi mbështetur e organizuar edhe koncerte me artistë të ndryshëm shqiptarë.

Të nderuar qytetarë të komunës së Preshevës,

Jemi përpjekur që përmes qasjes së larmishme për zhvillimin e Preshevës, të forcojmë lidhjen me kulturën dhe traditën, të promovojmë edukimin dhe sportin, si dhe të përfshijmë mërgatën tonë në zhvillimin ekonomik. 

Dhe normalisht jetesa dhe mbijetesa e Komunës sonë do të ishte e vështirë pa mbështetjen e dy shteteve tona amë, Kosovën dhe Shqipërinë, të cilat shfrytëzojë rastin t’i falenderoj. 

Këtu vlen të theksohet pa dyshim që për vitin 2025 mbështetja financiare nga Republika e Kosovës ka arritur rekordin me ç’rast 4 milionë euro janë ndarë për Luginën e për herë të parë aty theksohet edhe Sanxhaku. Jemi përherë falenderues për këtë ndihmë.

Tash më lejoni të listojë projektet që kemi nisur dhe që po planifikojmë t’i nisim:

Po realizojmë: 

• Ndërtimin e Zonës Industriale;

• Renovimin e Shkollës Fillore „Dituria“ Corroticë;

• Ndërtimin e stadiumit të madh të qytetit;

• Renovimin e sallës së Shtëpisë së Kulturës „Abdulla Krashnica“;

• Mirmbajtjen investive të rrugëve lokale;

• Hulumtimin e burimeve të reja të ujit për të rrit kapacitetet e ujit.

Po ashtu jemi duke revalorizuar projektin e Shkollës fillore „Ibrahim Kelmendi“ faza e dytë që të parashihet në buxhetin e Ministrisë për Investime Publike për vitin 2025 dhe kemi premtime se deri në mars të vitit 2025 do të vihet në prokurim.

Si dhe jemi duke finalizu projektin e Parkut tek tregu i vjetër dhe do ta punojmë nëpërmjet programit LIID.

Kemi konkuruar me këto projekte:

• Në IPA projekt ndërkufitar së bashku me Komunën e Likovës kemi konkuruar për ndrrimin e Dritareve për Objektin e Çerdhes „8 Marsi“ Preshevë

• Ministrinë e ndërtimtarisë- R.Serbisë:

1. Rruga nga rrethi i Rahovicës deri në hyrje të Preshevës

2. Rruga nga fshati i Tërrnavës deri në hyrje të fshatit Miratoc

3. Rruga Ramiz Sadiku-Preshevë

4. Rruga Leran-Svinjishte

5. Rruga K.Zozi-Preshevë

6. Rruga Tefik Selimi- Preshevë

7. Rruga Caravajkë-Lezbali

8. Rruga për në fshatin Stanec

9. Rruga për në Depcë

10. Rruga Bukoc-Gare

• Ministrinë e ambientit-R.Serbisë: Evitimi i 5 deponive të vogla të egra,deponi nëpër ara dhe rrugë për bujqësi

• Ministrinë për çështjet sociale-R.Serbisë: Së bashku me OJQ –në „Drejtoria për Inkluzion“, projekti për instalimin e liftit në objektin e Komunlës.

• Ministrinë për kujdesin e fshatrave: Projekti për sigurimin e laktofrizëve për bujqit

• Ministrinë e sigurisë dhe komunikacionit: Projekti për shenjëzimin e rrugëve

• Ministrinë për vetqeverisje lokale: Pjesmarrje finansiare në përfundimin e projektit të stadiumit

Në koordinim me Ambasadorin e Shqipërisë ne kemi hartu listën e këtyre projekteve që kemi kërku finansim nga Qeveria e Shqipërisë:

• Ndërtimi i Shkollës fillore „Selami Hallaçi“ Rahovicë

• Panairi i Librit Shqip në Komunën e Preshevës

• Arti Mural  në Komunën e Preshevës

• Pastrimi i deponisë së egër në fshtin Zhunicë si dhe 

• PROGRAMI I SUBVENCIONIMIT TË STARTAPEVE DHE ZHVILLIMIT EKONOMIK LOKAL NË KOMUNËN E PROGRAMI I SUBVENCIONIMIT TË STARTAPEVE DHE ZHVILLIMIT PRESHEVËS

Në qeverinë e Kosovës kemi kërkuar 

• Linja Buxhetore për Luginën e Preshevës të rritet nga 3 milion në 4 milion Euro si dhe

• Po përfundojmë hartimin e projektit të restaurimit të Qendrës-Çarshisë së Preshevës për tu finansuar nga Ministria për Kulturë.

Në organizatën qeveritare turke TIKA kemi konkuruar me sigurimin e 2 Kamionëve për ndërmarrjen „Moravica“

Jemi duke punu në hartimin e projektit:

• të Hallës Sportive

• Paisjes me panele solare për prodhimin e rrymës elektrike për ndërmarrjen „Moravica“

• Elektrifikimit të rrugës për tek Penda e Rahovicës

Ne këto 100 ditë punë kemi nisur të prekim secilin zotim tonin dhe brenda mandatit natyrisht se jo vetëm që do të jemi ballhapur para qytetarëve tanë, por edhe do t’i tejkalojmë zotimet tona: 

• Sigurimi i ujit

• Shkolla Ibrahim Kelmendi dhe Selami Hallaçi

• Revitalizimi i infrastrukturës rrugore

• Ambient të pastër

• Zhvillim ekonomik dhe 

• Investim në kulturë dhe sport.

Ju faleminderit.