Nën drejtimin e presidentes, Vjosa Osmani, Këshilli për Demokraci ka mbajtur një takim në të cilin është trajtuar çështja e shëndetit mendor.
Me këtë rast, u bë e ditur se ky fenomen shqetësues është me rëndësi jetike ndaj nga viti i ardhshëm pritet që kjo çështje të trajtohet me prioritet edhe me buxhet special.
Presidenca ripohoi mbështetjen e saj të vazhdueshme për shoqatat dhe organizatat që fokusohen në çështjet e shëndetit mendor, duke pranuar rolin e tyre të domosdoshëm në ofrimin e kujdesit, avokimit dhe ndërgjegjësimit.
Takimi mblodhi së bashku përfaqësues nga institucionet, organizatat e shoqërisë civile që merren me shëndetin mendor dhe akterë të tjerë, të ndërlidhur me këtë temë.
Bashkëngjitur gjeni një pjesë të fjalimit, mbajtur gjatë takimit.