• E mërkurë / Feb-05 08:36
  • Kontakt

Kryetari i ri i KKSH-së njofton se paratë për bujqit kanë arritur së shpejti do të transferohen tek bujqit e Luginës së Preshevës

Kryetari i ri i KKSH-së njofton se paratë për bujqit kanë arritur së shpejti do të transferohen tek bujqit e Luginës së Preshevës

Postimi i plotë i kryetarit të KKSH-së z.Enkel Rexhepi:

Të nderuar bujq dhe bashkëkombës të Luginës së Preshevës

Më 3 janar 2025, kam marrë zyrtarisht detyrën si Kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar. Aktualisht, jemi në pritje për  procedimin e depozitimit të nënshkrimit tim si Kryetar, një hap procedural thelbësor për realizimin e transaksioneve financiare.

Transferi nga Republika e Kosovës ka arritur në llogarinë e KKSh-së më 30 dhjetor 2024.

Sapo të përfundojnë këto procedura tekniko-administrative, do të angazhohem që çdo euro e këtij projekti të shkojë atje ku është destinuar, pa pengesa, pa vonesa dhe mbi të gjitha pa hije dyshimi për transparencën e procesit. Dua t’ju siguroj të gjithëve që ky proces do të përfundojë me dinjitetin që e meriton.

Kjo iniciativë mbart një rëndësi të jashtëzakonshme për Luginën e Preshevës dhe kërkon përkushtim të përbashkët nga të gjithë aktorët për mirëkuptim dhe mbështetje të gjithanshme në këtë proces.

Me respekt dhe përkushtim!