Postimi i plotë i këshilltarit të kuvendit komunal në Preshevë nga rradhët e PDSH-së i cili njëherit vjen nga B.L.Rahovicë
Në emrin tim personal, si Asambleist i Kuvendit Komunal të Preshevës dhe në emër të nëndegës së PDSH- së në Rahovicë, falemnderojmë Kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare z. Ragmi Mustafa që përgjat këtyre ditëve u angazhua për vazhdimin e kontratës së punës për Leotrimin dhe duke cilësuar si një akt të drejtë dhe të natyrshëm që buron nga respekti i thellë ndaj familjeve të dëshmorëve, të cilët kanë dhënë sakrificën më sublime për vendit tonë, ai i'a vazhdoi kontratën Leotrimit dhe u tregua edhe kësaj rradhe si Lider përtej përkatësive Politike.
Angazhimi ynë mbetet i qartë, të qëndrojmë pranë këtyre familjeve dhe të garantojmë që ata të ndihen të vlerësuar dhe të mbështetur në çdo aspekt të jetës së tyre.
Është e papranueshme dhe e pandershme që ky akt të përdoret për qëllime politike apo për të përfituar kapital politik nga ana e opozitës. Familjet e dëshmorëve nuk duhet të shndërrohen në mjet debati politik, aq më shumë kur ata kishin mundësin që gjatë kohës sa ishin në pushtet , në 4 vitet e fundit, Leotrimit të ja ofronin një kontrat të punës në afat të pacaktuar sikurse që i'a kanë siguruar disa bashkpartiakve të tyre, sigurisht që kanë qenë shumë më të rëndësishëm për ta gjatë atyre viteve, ndërsa Leotrimi për çudi u bë më i rëndësishmi për t'a vetëm tani, kur i skadoi kontrata e punës!
Qeverisja jonë do të vazhdojë duke respektuar ligjin, transparencën dhe humanizmin. Familjet e dëshmorëve nuk janë privilegje politike, por një borxh kombëtar që e bartim të gjithë së bashku.
Përgjegjësia, respekti dhe solidariteti janë vlerat që do të vazhdojnë të na udhëheqin në mbrojtjen e interesave të qytetarëve dhe të atyre që kanë sakrifikuar për këtë vend.
Me respekt
Agon Jakupi!