Vajzat kërcejnë nga ballkoni për t’i ikur zjarrit (VIDEO)

Janë publikuar disa pamje dramatike ku shihen njerëzit duke kërcyer nga ballkoni i një ndërtesë që po digjej nga flakët në New Jersey.

Janë publikuar disa pamje dramatike ku shihen njerëzit duke kërcyer nga ballkoni i një ndërtesë që po digjej nga flakët në New Jersey.

Ngjarja ka ndodhur të hënën dhe një grup vajzash ishin detyruar të kërcenin për të shpëtuar nga zjarri, meqë fillimisht ishin bllokuar në një studio vallëzimi të katit të parë.

Autoritetet kanë bërë të ditur se pesë persona ishin dërguar për trajtim në spital me shenja jashtë rrezikut për jetën.

Hetimet paraprake kanë gjetur se ndërtesa po ashtu kishte edhe restorant, një garazhe veturash dhe një SPA.