• E mërkurë / May-15 07:16
  • Kontakt

''I korruptuar, i diskredituar, me para të pashpjeguara, rrezikon burgun'', ja kujt ia drejton Donald Lu gjithë këto akuza e kërcënime

Ambasadori Donald Lu ka qenë i ashpër me Adriatik Llallën ditën kur në media u publikua një letër që ish-kryeprokurori i kishte dërguar Kongresit...

Ambasadori Donald Lu ka qenë i ashpër me Adriatik Llallën ditën kur në media u publikua një letër që ish-kryeprokurori i kishte dërguar Kongresit amerikan dhe ku pretendonte se Lu i ka kërkuar arrestimin e Ilir Metës.

Ambasadori Donald Lu ka qenë i ashpër me Adriatik Llallën ditën kur në media u publikua një letër që ish-kryeprokurori i kishte dërguar Kongresit amerikan dhe ku pretendonte se Lu i ka kërkuar arrestimin e Ilir Metës. Donald Lu ka thënë se letra e Llallës është e pabazuar në asnjë fakt dhe mohoi kategorisht faktin se ka dashur arrestimin e zotit Meta, në 2015, kohë kur ai mbante postin e kreut të Kuvendit.

Donald Lu, i pyetur nga gazetarët, është shprehur se ish-Prokurori i Përgjithshëm Llalla është një zyrtar publik i korruptuar dhe diskredituar, i cili është nën hetim aktiv për pastrim parash dhe pasuri masive të pashpjeguara.

“Ish-Prokurori i Përgjithshëm Llalla është një zyrtar publik i korruptuar dhe diskredituar, i cili është nën hetim aktiv për pastrim parash dhe pasuri masive të pashpjeguara. Nuk është për t’u habitur që vazhdon të flasë kundër reformës në drejtësi sepse tani rrezikon të shkojë në burg për korrupsionin e tij”, thotë Lu.

Më tej, ambasadori amerikan është shprehur se pretendimi i Llallës se i është kërkuar të arrestojë Metën është gënjeshtër absurde.

“Ai ka pretenduar se brenda katër muajsh nga mbërritja ime në Tiranë, unë i paskam thënë të arrestojë ish-Kryetarin e Kuvendit Ilir Meta. Kjo është një gënjeshtër absurde nga Z. Llalla, pa kurrfarë baze në fakte. Gënjeshtra e tij fyese është një ofendim për Presidentin Meta dhe popullin shqiptar”, tha Donald Lu.