Krimet e Rënda lëshojnë urdhër-arresti për disa ish-drejtues të lartë të policisë

Rezulton i përfshirë edhe ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri...

Prokuroria për Krimet e Rënda ka lëshuar të mërkurën urdhër-arreste për disa ish-drejtues të lartë të Policisë së Shtetit.

Mësohet se mbi këta ish-drejtues komisariatesh, identiteti i disa prej tyre ende nuk është publikuar, rëndon akuza e përfshirjes në trafikun e lëndëve narkotike.

Mes emrave që pritet të arrestohen është edhe ish-drejtori i Policisë së Vlorës, Jaeld Çela. Këto urdhër-arreste kanë mbërritur në polici dhe pritet ekzekutimi i tyre.

Urdhër-arrestet bazohen në hetimet që ka kryer Prokuroria e Krimeve të Rënda në lidhje me dosjen Habilaj, ku rezulton i përfshirë edhe ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.