Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës e kanë lëshuar sallën e Kuvendit si reagim ndaj akuzave të fundit që i janë bërë misionit të EULEX-it nga ish-kryetari i gjyqtarëve të këtij misioni, Malcolm Simmons.
Shefi i grupit parlamentar të kësaj partie, Memli Krasniqi, ka kërkuar urgjentisht përgjigje zyrtare nga EULEX-i lidhur me këto pretendime.
Krasniqi po ashtu ka shprehur indinjatën për akuzat se një gjyqtar i ka quajtur kafshë të akuzuarit në rastin “Drenica 2”.
Tutje, Krasniqi kërkoi që ata dhe qytetarët e Kosovës ta dinë të vërtetën rreth kësaj cështjeje, dhe propozoi që edhe deputetët e tjerë t’iu bashkohen atyre të PDK-së që ta lëshojnë sallën e Kuvendit.