Serbia nuk i arreston, vetëm merr informata nga pjesëtarët serbë të FSK-së

"Nuk ka pasur arrestime, ka pasur vetëm biseda me ata njerëz”.

"Nuk ka pasur arrestime, ka pasur vetëm biseda me ata njerëz”.

Kështu ka thënë ministri serb i Punëve të Brendshme Nebojsha Stefanoviq, duke komentuar raportimet nga Prishtina se autoritetet serbe kanë ndaluar e arrestuar pjesëtarë serbë të Forcave të Sigurisë së Kosovës, 

Ai duke folur për këtë temë ka thënë:

"Çdonjëri për të cilin shërbimet tona të sigurisë vlerësojnë se mund të ketë njohuri të caktuara ose që merr pjesë në rrënimin e sistemit tonë kushtetues, kushteve të sigurisë, ftohet për bisedë. Ata persona nuk janë arrestuar, janë ftuar në bisedë nga agjencitë tona të sigurisë për t’i konfirmuara disa njohuri që i kanë agjencitë tona. Meqë janë informata të ndjeshme, nuk do t’i nxjerrja në publik. Gjithsesi se ata njerëz nuk ndalen pa njohuritë që i kanë shërbimet tona të sigurisë”.

Stefanoviq ka përsëritur se e kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj do të arrestohet nëse është i qasshëm për policinë serbe për shkak të akuzave për krime lufte.