Përplasja për Kosovën në Beograd. Çfarë thanë Izetbegoviqi, Vuçiqi dhe Çoviqi

Tre anëtarët e Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës, kryesuesi Dragan Çoviqi, Bakir Izetbegoviqi dhe serbi Mladen Ivaniqi...

Tre anëtarët e Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës, kryesuesi Dragan Çoviqi, Bakir Izetbegoviqi dhe serbi Mladen Ivaniqi kanë qëndruar dje në Beograd ku kanë pasur takim me Presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq.

 Në konferencën për media është shënuar një incident kur dy palët kanë folur për Kosovën dhe qëndrimin e dy vendeve ndaj pavarësisë së saj.

Kur kryesuesi kroat i Presidencës boshnjake Dragan Çoviqi ka folur për Kosovën duke thënë se Sarajeva, sa i përket kësaj çështjeje do t’u përshtatet qëndrimeve të Beogradit, ka reaguar anëtari tjetër Bakir Izetbegoviq.

Izetbegoviqi ka thënë se politika e jashtme e Bosnjës duhet të jetë e pavarur.