Asnjë marrëveshje me Serbinë të mos nënshkruhet pa u diskutuar në Kuvend, thotë Sherifi

Shefi i Grupit Parlamentar të Nismës, Bilall Sherifi ka deklaruar se asnjë marrëveshje nuk duhet të nënshkruhet me Serbinë para se ajo të diskutohet

Ai insiston se në dialog Kosova duhet të hyjë si shtet sovran dhe sipas vendimit të GJND-së që tregon se Kosova nuk ka shkelur asnjë normë ndërkombëtare.

“Gjatë dialogut Kosova duhet të ketë për bazë dialogu është mjet i patjetërsueshëm për ruajtjen e paqes. Pjesëmarrja e SHBA-së është i domosdoshëm. Delegacioni i Kosovës duhet të kërkojë që Serbia ta njohë vendimin e GJND-së. Dhe në të njëjtën kohë njohjen nga ky shtet. Dhe duhet të kërkojë që BE-ja të bëj presion ndaj pesë shteteve që nuk e kanë njohur Kosovën”, është shprehur Sherifi.

“Normalizimi i marrëdhënieve do të duhej të hapte rrugëtimin e të dyja shteteve për në Evropë. Nisma kërkon për krijimin e një platforme të përbashkët dhe më pas një delegacioni. Asnjë marrëveshje të mos nënshkruhet para se ajo të jetë diskutuar në Kuvend”, thotë ai.