• E mërkurë / Sep-26 03:22
  • Kontakt

Snajperistët shqiptarë në krah të Al Nusra- s: Shkojmë kur u duhet ndihmë vëllezërve tanë!

Snajperistëve shqiptarë që luftojnë në krah të frontit As -Nusra në Siri u është kushtuar një reportazh nga mediat e xhihadistëve në internet.

Snajperistëve shqiptarë që luftojnë në krah të frontit As -Nusra në Siri u është kushtuar një reportazh nga mediat e xhihadistëve në internet.

Reportazhi titullohet “Snajperistët shqiptarë në tokën e Shamit” siç e identifikojnë xhihadistët Sirinë.

I shpërndarë përmes rrjetit social Telegram, aty sillen dëshmitë e disa snajperistëve profesionistë shqiptarë të paidentifikuar, të cilët rrëfejnë në shqip rolin e tyre në betejat kundër regjimit sirian dhe grupimeve të tjera kundërshtare.

“Ne si snajperista në front shkojmë sipas nevojës që kanë vëllezërit tanë në pikat e rojes. Zakonisht u vijmë në ndihmë muxhahidëve kur duan të sulmojnë diku ose kur duan të tërhiqen nga ndonjë pikë e fushëbetejës”.

Snajperistët shqiptarë kanë një rol kyç në betejat e organizatës terroroste. Në pamje shfaqen momentet kur ata i modifikojnë vetë armët në mënyrë profesionale.

“Snajperistët shqiptarë përbëjnë dhe përmbushin një rol të rëndësishëm në elementin “Snajper”… Armët tona si snajperistë shqiptarë janë mjeshtëria e asaj që gjendej përreth nesh nga mbetjet e Luftës së Dytë Botërore, duke i shndërruar ato në armë solide, moderne dhe me precizion të lartë”.

Siç konstatohet edhe nga reportazhi, fronti Al-Nusra vijon të jetë aktiv në zonën e Idlibit, pavarësisht ofensivave të vazhdueshme të regjimit të Assadit të ndihmuar edhe nga rusët në këtë zonë


Warning: Use of undefined constant php - assumed 'php' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /home/genstilc/domains/rtvaldi.com/public_html/footer.php on line 48