Këshilltari i Pacollit: Serbia joserioze në zbatimin e marrëveshjeve me Kosovën

Jetlir Zyberaj, këshilltar i ministrit të Jashtëm të Kosovës, Behgjet Pacolli, ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook se Serbia mbetet krejtësisht

Jetlir Zyberaj, këshilltar i ministrit të Jashtëm të Kosovës, Behgjet Pacolli, ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook se Serbia mbetet krejtësisht joserioze në zbatimin e marrëveshjeve të arritura me Kosovën në Bruksel,

Zyberaj këtë deklarim e ka bërë pasi për herë të dytë rresht akademikut Hivzi Islami, i është ndaluar hyrja në Serbi.

“Pala serbe definitivisht është e painteresuar dhe totalisht joserioze në zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit. Sot, për herë të dytë përsëriti ndalimin e akademikut Hivzi Islami ne piken kufitare me Serbinë”, ka shkruar Zyberaj.

“Zyrtarët e Kosovës dhe qytetarët tanë në vazhdimësi përballen me gjëra të tilla. BE do të lajmërohet nga ana jonë që reciprociteti nga ana e Kosovës është mundësi reale tani”.