Gjatë takimit të kryetarit të Komunës së Preshevës me kryetarin e qytetit të Manhajmit z. Dr Peter Kurz, kryetari Arifi ia shfaqi nevojën e pajisjes së kabinetit të informatikës për shkollën e mesme teknike “Presheva” në Preshevë.
Duke vlerësuar rëndësinë e kabinetit të informatikës, për vijimin normal të procesit edukativo-arsimor në kushte të njejta të bashkëmoshatarëve të tyre sikurse nxënësit gjerman, kryetari i qytetit të Manhajmit aprovoi këtë propozim dhe dhuroi donacionin për pajisjen e kabinetit të informatikës shkollës së mesme teknike “Presheva” në Preshevë në vlerë prej 10.000 eurosh.
Komuna e Preshevës falënderon kryetarin e qytetit të e Manhajmit për donacionin e dhuruar, pasi që shkolla e mesme teknike ka pasur mungesë vite më radhë për këtë kabinet, ndërsa nxënësve të cilët tashmë vijojnë mësimin në kushte më komode, i dëshiron suksese në lëndën e informatikës, nga të cilët presim të dalin talente të dalluar, që do t’i shërbejnë shoqërisë sonë.
Shkolla mesme teknike pajiset me kabinet të informatikës

Falë donacionit të qytetit të Manhajmit, sot shkolla mesme teknike në Preshevë është pajisur me kabinetin e informatikës.