''FRR'' organizon aktivitetin ''Bajrami i një fëmije'' për nderë të festës së Kurban Bajramit (Foto)

''FRR'' për nderë të festës së Kurban Bajramit organizon aktivitet me moton ''Bajrami i një fëmije''

''Forumi Rinor i Rahovicës'' për nderë të festës së madhe të muslimanëve Kurban Bajramit ka organziuar një aktivitet me moton ''Bajrami i një fëmije''. Aktiviteti në fjalë është zhvilluar në oborrin e shkollës fillore ''Selami Hallaçi'' në fshatin Rahovicë, dhe në të ka përmbajtur lojëra të ndryshme garuese në mes fëmijëve të cilët në fund janë shpërblyer edhe me nga një pako modeste me material shkollor.

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin dhjetëra fëmijë të kësaj shkolle, anëtarë të ''FRR'', drejori i kësaj shkolle. 

Kryetari i ''Forumit Rinor Rahovicë'' z.Leutrim Asllani për RTV Aldi na bëri të ditur që përveç asaj që janë zhvilluar lojëra të ndryshme ne mundohemi që të të kultivojmë 3 shtyllat e Forumit: Edukimi, kultura e humaniteti:


''Në emër të ''Forumit Rinor Rahovica'' ua uroj të gjithë qytetarëve të komunës sonë festën e Bajramit të Kurbanit, veçanërisht fëmijëve, që dihet botërisht se i gëzohen më së shumti kësaj feste madhështore globale. Për nderë të festës së Bajramit në popullatën tonë tradicionalisht ka pas lojëra zbavitëse dhe gara sportive të ndryshme për mosha të mëdha, por kësaj rradhe ''FRR'' përveç që ngjalli një traditë të mirë tek popullata jonë, e veçanta e këtij aktiviteti është se u organizuan lojëra zbavitëse e argëtuese me dhe për fëmijë.'' FRR'' edhe një herë po e dëshmon se mendon për të gjitha moshat, për atë edhe platforma jonë e punës është ngjyrosja e veprimtarisë sonë me aktivitete të ndryshme, me të vetmin qëllim të kultivohen 3 shtyllat e Forumit: Edukimi, kultura e humaniteti. Pasi që jemi në prag të vitit të ri shkollor, ''FRR'' për çdo fëmijë që ishte pjesëmarrës në këtë event, dhuroi komplete për mjete mësimore, ku një komplet përmbante 10 fletore, një stilograf, një laps dhe një gomë, kryetari i ''Forumit Rinor të Rahovicës'' z. Leutrim Asllani.

 Poashtu z.Asllani falënderoi dhe donatorin, bashkëatdhetarin nga Ragovica i cili jeton në Gjermani për donacionin për blerjen e mjeteve.