• E mërkurë / Apr-23 11:13
  • Kontakt

Rinor Krasniqi shprehet pas situatës së krijuar në Kuvendin Komunal në seancën të VI-të të rregulltë

Rinor Krasniqi shprehet pas situatës së krijuar në Kuvendin Komunal gjatë seancës së VI-të të rregulltë

Në seancën e VI-të të rregulltë të Kuvendit Komunal në Preshevë u krijua një situatë e pakëndshme, ku me këtë rast erdhi deri tek përballja fizike ndërmjet këshilltarit Rinor Krasniqi nga radhët e PVD-së, dhe Fatlum Kadriu nga radhët e APN. Nëpërmjet një postimi në rrjetin social facebook Krasniqi ka shpjeguar që ai vet dhe z.Kadriu kanë rënë viktima të ''asaj situate''.

''Pas situatës së krijuar në K.K Preshevë, une dhe këshilltari i APN-së Kadriu ishim viktimat e asaj situate, shpresoj që në seancat tjera të respektohen vlerat demokratike.

Është krejtsisht e qartë se në ato situata të krijuara jo ne si të rinjë por edhe kushdo qoftë do të del jasht kontrollit.

Andaj për hirë të lidhjeve familjare nuk duhet ti lejojm përçarjet dhe publikisht i kërkoj falje familjes Kadriu kshilltarit nga rradhat e APN-së dhe shpresoj që mos të kemi më provokime të tilla!''