Presidenti serb Aleksandar Vuçiq theksoi sot se do të ishte mirë të lejoheshin serbët dhe shqiptarët të rregullonin marrëdhëniet e tyre, pasi ka nevojë për paqe dhe stabilitet, dhe jo për të kënaqur interesat e fuqive të mëdha.
Ai këto komente i bëri gjatë një vizite që i bëri së bashku me kryeministrin maqedonas Zoran Zaev, në kalimin kufitar Preshevë-Tabanovc.
“Këtu jetojmë dhe ne duhet të pajtohemi për mënyrën se si duam të jetojmë në të ardhmen dhe jo për të përmbushur dëshirat e dikujt tjetër”, tha ai, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve lidhur me propozimin për korrigjimin e kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Sipas tij, fakti që Kroacia, Maqedonia dhe Mali i Zi e konsiderojnë Kosovën si gjithëpërfshirëse dhe të pavarur, nuk është asgjë e re.
"Do të donim vetëm të kemi të drejtën për të mbrojtur interesat tona dhe jo për të rrezikuar stabilitetin e dikujt”, tha presidenti i Serbisë.
Ai shprehu shpresën se ‘do t’iu lejohet të përpiqen të zgjidhin vetë problemin me shqiptarët’.