Ka filluar zyrtarisht viti i ri shkollor për të gjithë nxënësit në territorin e komunës së Preshevës (Video)

Sot më datë 3 shtator ka filluar procesi mësimor në gjithë territorin e komunës së Preshevës...

Viti shkollor për vitin 2018-2019 këtë herë ka filluar zyrtarisht me datë 3 shtator si  në shkollat fillore poashtu edhe në shkollën e Mesme Teknike ''Presheva'' në Preshevë, në këtë rast përjashtim bën vetëm ''Gjimanzi Skënderbeu'' I cili ka paralajmëruar fillimin e këtij viti shkollor nga data 10 shtator kjo për shkak të renovimeve që po bëhen në këtë shkollë.

Shkolla e Mesme Teknike ''Presheva'' së bashku me drejtoratin dhe kolektivin e kësaj shkolle kanë bërë të gjitha përgatitjet paraprake në mënyrë që nxënësit të fillojnë proçesin e rregulltë mësimor, me ç'rast dhe drejtori I kësaj shkolle z.Arifi ka uruar të gjithë nxënësit për fillim të mbarë të këtij viti shkollor.

Të njëjtin proçes të rregulltë mësimor kanë filluar dhe nxënësit e shkollave fillore ku dhe vet  nxënësit ishin të përgatitur në mesin e të cilëve kishte nga ata që vetëm kanë vazhduar por edhe prej tyre që po fillojnë për herë të parë.

Besa Sahiti drejtoreshë e shkollës Fillore ‘’Prof.Ibrahim Kelmendi’’ poashtu na bëri të ditur që shkolla është e përgatitur për të pritur nxënësit dhe uroi ata për suksese në të ardhmen.

Stacioni Policor poashtu është mobilizuar për t'i qenë në mbrojtje dhe për të garantuar sigurinë e nxënënsve nëpërmjet aksioneve të ndërmarrura nga Ministria e Brendshme e Serbisë sipas nënpunësit policor Qemal Murtezi.

Fillimi i proçesit mësimor në tërë territorin e komunës së Preshevës ka filluar mbarë dhe nxënsve i urojmë vit të mbarë shkollor dhe suksese në vazhdimësi.