Zv.kryetari i Komunës së Preshevës z.Armend Aliu ka pritur në takim kryetarin e Trupit Koordinues z.Zoran Stankoviq, në takimin e sotëm temat që u diskutuan ishin të shumta si: shfrytëzimi i 104 milionë dinarëve të ndara nga Trupi Koordinues dhe si po ecin punët në terren, çështja e vendkalimit kufitar Miratoc-Llojan si dhe një temë e cila ishte prezente me qenë se është dita e parë e të gjithë nxënësve ishte edhe çështja e teksteve shkollore.
Takimi i ditës së sotme kishte të bënte më punët të cilët po zhvillohen në vend me mjetet e ndara nga Trupi Koordinues ku z.Aliu tha se deri në fund të vitit mjetet do të harxhohen, temë tjetër që sot ishte prezente ishte edhe çështje e teksteve shkollore ku z.Stankoviq premtoi se do të na ndihmojë në zgjidhjen e këtij problemi.
Gjatë paraqitjes për media të z.Stankoviq ai tha se në këtë takim kemi biseduar për shumë tema në veçanti mungesa e teksteve shkollore dhe realizimi i investimeve në fushën e infrastrukturës si dhe ai njoftoi se Trupi Koordinues ka ndarë 40 milionë dinarë ku mundësinë për këto mjete e kanë të gjitha bizneset e vogla dhe të mesme .
Mjetet e Trupit Koordinues prej 40 milionë dinarë janë mjete për të gjitha bizneset e vogla dhe të mesme mjete këto të ndara për tri komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.