Sqarim për opinion
LR PDSH njofton të gjithë simpatizantët e vet rreth dezinformatës ku në një emision televiziv, milioneri i politikës preshevare i cili ka aplikuar për pension, dhe më 24 Dhjetor e mer vendimin e pensionit.
LR PDSH sqaron opinionin rreth dezinformatës së Ragmiut kinse ne kemi mashtruar kandidatin nga Zhunica se ai është në listën zgjedhore i 5,kurse në realitet ai është i 19. Ne ia bëjmë me dije gjithë opinionit se LR PDSH nga nëndega e Zhunicës ka 2 kandidatë të denjë,të pa korruptuar dhe asnjëri prej tyre nuk ka punësuar familjar të vet.
Kandidatët nga Zhunica janë të radhitur në listën e artë zgjedhore,njëri me numër rendor 5 dhe tjetri me numër rendor 19. Lista është publike dhe atë mund ta shohë çdo qytetar në komisionin komunal zgjedhor.
Ne e kuptojmë stresin që nga humbja që po e pret milionerin e politikës preshevare,por ne si lëvizje e kemi kuptuar që Zhunica ka kuadro që mund ta përfaqesojnë këtë vendbanim në të mirë të elektoratit të tyre e jo në të mirë të xhepit të tyre dhe të nepotizmit.
Ky është postimi në faqen zyrtare të LR-PDSH