“Maqedonia përshëndet dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Maqedonia mbështet zgjidhjen që do të çoj përforcoj paqen dhe stabilitetin në rajon. Është e rëndësishme që liderët e rajonit të bashkohen në rrugën drejtë integrimit
“Kosova dhe Maqedonia nuk kanë asnjë çështje të hapur, janë dy shtete mike me një bashkëpunim të shkëlqyer”, deklaroi Hashim Thaçi, president i Kosovës, i cili njëherit përshëndeti edhe arritjen e marrëveshjes mes Maqedonisë dhe Greqisë.
Thaçi ftoi qytetarët e Maqedonisë që të votojnë “pro”referendumit, sepse sipas tij Maqedonia në NATO nënkupton stabilitet për mbarë rajonin.