Njohësi i çështjeve politike, Nexhmedin Saphiu përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se Hashim Thaçi duhet të shpallet Mbret i Kosovës.
Kjo, sipas Spahiut, mund të bëhet nëse Thaçi arrinë të marrë njohje nga Serbia duke mos i dhënë kompetenca Zajednicës dhe duke mos i dhënë territor Serbisë, por duke e marrë Preshëvën, Bujanocin.
“Nëse Hashim Thaçi arrinë me e marrë njohjen e kombit kosovar nga kombi serb duke mos i dhënë Zajednicës kompetenca mbi planifikimin hapsinor, duke mos i dhënë asnjë pjesë të territorit aktual të Kosovës dhe duke i marrë komplet komunat e Preshevës e Bujanovcit, atëheŕë me plot meritë duhet të shpallet Mbret i Kosovës me fron trashëgues”, ka shkruar ai.