Sot, si delegacion i Alternativës, me Mimoza Kusari dhe Alfred Halili qëndruam në Bujanovc. Në takim shumë miqësor me z. Shaip Kamberi, Kryetar i Bujanovcit, znj. Ardita Sinani, nënkryetare e Partisë së Veprimit Demokratik, dhe z. Fatmir Hasani deputet në Kuvendin e Serbisë - përkrahëm qëndrimin që Lugina e Preshevës të trajtohet si tërësi, dhe jo në mënyrë parciale.
U zotuam që do ta shtyejmë përpara parimin e reciprocitetit dhe që në kuadër të këtij parimi çështja e komunave Bujanovc, Medvegjë dhe Preshevë të jetë pjesë integrale e bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dhe u dakorduam që të intensifikojmë komunikimin mes nesh.
Gjithashtu, u takuam edhe me z. Adnan Salihu, Kryetar i Kuvendit Komunal nga Lëvizja e Progresit Demokratik, ku biseduam dhe u pajtuam për situatën aktuale.
#Alternativa